Gazetari Endri Xhafa është shprehur se në Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha, rrogat e administratës firmosen nga Gazment Bardhi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se politikisht nuk të bën një vendim gjykate kryetar partie, referuar situatës që po ndodh në PD.
“Ju e dini sot që në këtë PD të drejtuar nga Sali Berisha, rrogat e administratës i firmos Gazment Bardhi sepse ai njihet nga thesari si nëpunësi më i lartë autorizues. Politikisht nuk të bënë vendimi i Gjykatës kryetar. Shteti ecën me ligje dhe firma”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post