Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.
Konspiracionisti Alfred Cako shprehet se ish-kryeministrit Sali Berisha i erdhi një goditje e fortë nga Kosova. Ai përmendi daljen kundër të Berishës për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Arsyeja se pse këta nuk e duan ardhjen e opozitës në pushtet ishte fakti se grupi ‘Berisha-Meta’ nuk pranonte ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ishin një pengesë për marrëveshjen që është krijuar në 99’ pasi janë paguar 45 miliardë euro që të hynte NATO në Kosovë”, – u shpreh Cako në Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post