Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se cila është shpresa e vetme e të mërziturve me listat e mbyllura..
Sipas Patozit, të gjithë të pakënaqurit me renditjen në lista duhet të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën e Bindjes Demokratike për hapjen reale të listave në 25 prill.
Postimi i plotë:
“E VETMJA SHPRESË PËR TË MËRZITURIT E LISTAVE TË MBYLLURA
Këta të mërziturit fare apo gjysëm të goditurit e pjesës humbëse të listave në partitë e vjetra, të cilët po ushqejnë veten me gajret se mund të thyejnë herësin e Damianit e të futen në zonën fituese, duke spostuar ata që kanë përpara, kanë vetëm një shpresë:
Të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën tonë për hapjen reale të listës përpara 25 prillit dhe të na japë të drejtë.
Përndryshe, të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot.
Edhe këtë ëndërr duhet ta shohin vetëm në rastin kur partia e tyre mund të jetë në pushtet. Se po të bien në opozitë, ta mendojnë që tani se si do të mbushin autobuzët me protestues për t’i nisur drejt Tiranës për vjedhjen e votës”, – ka shkruar Patozi
Diskutime rreth kësaj post