Zonja e parë e shtetit, Armanda Begaj, së bashku me dy djemtë kanë shoqëruar ditën e sotme Presidentin Bajram Begaj në betimi, Bajram Begaj është betuar ditën e sotme në Kuvend si Presidenti i 8-të i Shqipërisë. Begaj është shoqëruar edhe nga Zonja e Parë dhe dy djemtë e tij.
Ajo çfarë ra në sy ishte paraqitja e zonjës së parë teksa futej për në parlament. Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur. Modeli i flokëve ishte i thjeshtë, të krehura dhe me një make up jo shumë të ngarkuar.
Ky look duket se është frymëzuar nga ai i Melania Trump kur bëri daljen si ‘Zonja e Parë’ në vitin 2017. Melania kishte veshur një fustan ngjyrë bojëqielli jo shumë të ngushtë pas trupit, i mbyllur deri në grykë dhe të kombinuara me një palë doreza. Ajo kishte zgjedhur një make up të thjeshtë dhe një model flokësh të mbledhur me baluket që i binin përpara.
E lindur në vitin 1968, Armanda ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post