Në takimin e fundit me Vuçiç në Bruksel, Kurti prezantoi vepra që flasin për gjenocidin dhe masakrat serbe në Kosovë gjatë viteve të luftës por dhe më parë.
Avokati i njohur Spartak Ngjela lidhur me këtë thotë se kryeministri i Kosovës parashtroi të vërteta që të tjerë para tij nuk patën guxim ti thonë.
Deklarata e Ngjelës:
“Nuk mund të dal kundër të vërtetave, le ti thotë kush të dojë. Serbët gënjejnë gjithë ditën, ku ka territor serb në këtë zonë?! Serbia është investim në fallsitet. Ai u tha ka tre gjenocide dhe të treja janë fakte të vërteta. Si e ka ecurinë në politikë duhet ta shohim hap pas hapi. Politika amerikane nuk ka folur që të jetë kundër shpalljes së të vërtetës. E vërteta tremb shumë. Nuk e kemi mirë raportin ne shqiptarët me të vërtetën. Ai e tha të vërtetën, të tjerët që ishin para tij nuk e thanë. Historia po tregon se do të ketë Shqipëri të bashkuar”, u shpreh Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post