Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se kanë dërguar një grup të posaçëm për të hetuar shkaqet se vdekjes së Nëntetares Zarife Hasanaj dhe plagosjen e dy ushtarakëve të tjerë, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.
Ashtu si edhe në deklaratën e djeshme të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm edhe në njoftimin e sotëm, Ministria e Mbrojtjes nuk thotë të vërtetën në lidhje me rrethanat e incidentit që çoi në një të vdekur dhe dy të plagosur prej ushtarakëve shqiptarë.
Albeu.com mëson se incidenti ka ndodhur pasi skuadra shqiptare ishte në një mision rutinë për të kontrolluar dhe pastruar nga predhat e papaplasura të një zonë, në të cilën më parë ishte kryer stërvitje me artileri.
Ajo që nuk thotë ministria lidhet me fakti se misionet e pastrimit të zonave ku kryhen stërvitje me artileri ishin rutinë për skuadrën shqiptare të çmontimit të minave dhe jo se ata ranë papritur në një minë të paplasur, siç u tha fillimisht.
Kështu, skuadra shqiptare shkon sa herë bëhen stërvitje me artileri për të parë nëse në zonë ka apo jo predha të paplasura nga stërvitja e kryer për aleatëve të tjerë të NATO-s duke siguruar që ai territor është i pastër.
Ky është një mision tepër i vështirë i trupave shqiptare pasi përballen me një rrezik mjaft evident ku duhet të kenë të bëjnë me predha dhe municione që janë lëshuar nga armët, por që për arsye të ndryshme nuk kanë shpërthyer. /albeu
Diskutime rreth kësaj post