E varrosë të gjallë të dashurën
Ishte menduar një shëtitje romantike buzë detit në kohë muzgu, por një zënkë e momentit e varrosë të gjallë britaniken 34 vjeçare.
Keith Hughes, 39 vjeç, goditi disa herë Stacey Gwilliam dhe më pas, duke kujtuar se ajo kishte vdekur vendos ta varrosë të dashurën.
Fatmirësisht, Stacey mundi të mbijetojë të çajë rërën e shndërruar në varrin e saj dhe të paraqitet në postën më të afër të policisë për të denoncuar të fejuarin e vet, transmeton TCh shkrimin.
Policia britanike arrestoi 39-vjeçarin, i cili përforcoi akuzën që rëndonte ndaj tij duke u deklaruar oficerëve se nuk kishin për të gjetur kurrë trupin e të fejuarës së tij. Por, kur i thanë që Stacey ishte ende gjallë ai u trondit.
Në cilësinë e provës materiale u paraqit edhe makina e 34-vjeçares e dëmtuar nga 39-vjeçari në përpjekje për të bërë ngjarjen si aksidentale.
Keith rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Diskutime rreth kësaj post