Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu po përgatitet për një aventurë të re, pasi kontrata me Almerian i përfundon më 30 qershor.
Klubi spanjoll nuk ia doli të sigurojë ngjitjen në La Liga, teksa janë mposhtur në “Play-Off”, nga Girona, me këta të fundit që ngjiten në elitën e futbollit spanjoll. Kjo humbje nuk ka lënë një shije të mirë te Balliu, i cili i kërkon falje tifozëve, teksa shkruan se është një turp që sezoni të mbyllet kështu.
“Faleminderit tifozëve, ju jeni të parët. Një turp që e mbyllëm kështu sezonin”, – shkruan Balliu.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post