Fationi dhe Ilnisa janë përplasur ashpër mbrëmjen e sotme, për shkak të pozitës që ka Ilnisa në shtëpi si lidere.
Banorëve u është dukur e tepruar që ajo t’i urdhërojë për cdo gjë në shtëpi, dhe nuk është Fationi i vetmi banor që ka debatuar me Ilnisën, pasi edhe Rike është përplasur me të më parë.
Fationi: Unë kur të jem lider, jam për punët e shtëpisë jo si vepron ti.
Ilnisa: Nëse ke ankesa shko ankohu tek dhoma e rrëfimit.
Pjesë e debatit është bërë edhe Vesa dhe Rike të cilat e kanë pyetur nëse po vepron kështu se i ka thënë “Vëllai i Madh” apo nga vetja.
Ilnisa: Jo “Vëllai i Madh” më ka thënë, është e turpshme kjo që po bëni, sepse më ka thënë ai për t’i bërë këto, do vish Rike?
Fationi: Nëse të kanë thënë në rregull, ama nëse i bën nga vetja është e papranueshme.
Diskutime rreth kësaj post