Ish e dashura e futbollistit të njohur Mergim Berisha, Vesa Vllasaliu gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” ka ardhur me akuza të forta për bashkëshorten e ish-partnerit të saj, Edona.
Vesa tha se shkaku i ndarjes me futbollistin ishte ish-shoqja e saj e ngushtë Edona, megjithëse këto deklarata kjo e fundit i ka mohuar në një intervistë për emisionin “Fol Shqip Show”.
“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.
Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.
Ndërsa vazhdoi: “Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në ëhatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”.
View this post on Instagram
A post shared by Shtëpia e Diasporës 🇦🇱🇨🇭 (@folshqip.ch)
Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka reaguar edhe vëllai i Mergimit, Besarti i cili gjatë një interviste për “Fol Shqip Show” tregoi se ka qenë Vesa ajo që e ka ndarë futbollistin nga familja e tij.
“Nuk dihet fare arsyeja. Ajo ka pas dëshirë që Mërgimit t’ia ndërprejë komunikimin me familjën. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qenë vetëm na telefonuar. Ose për shembull, kur s’ka qenë ajo aty, kur ka qenë në Zvicër te familja e vet, neve Mërgimi na ka telefonuar më lirshëm. Ne s’kemi qenë në gjendje të shkojmë te vëllai jonë, ose babai dhe nëna të shkojnë te djali i tyre në atë kohë kur ka qenë ajo”, ka thënë Besarti.
Ndër të tjera ai tha se ish-partnerja e vëllait të tij e ka ofenduar këtë të fundit në ambjente publike.
“Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë na ka ofenduar. Pastaj është munduar Mërgimit t’ia ndërprejë lidhjen me familjen”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post