Gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, të ftuar ishin shumë personazhe publik, deklaratat e të cilëve vazhdojnë të komentohen akoma.
Si një mik i protagonistes së filmit, Bora Zemani, për shkak të bashkëpunimit 3 vjeçar në programin “Për’puthen”, Arjan Konomi tha fjalët e tij rreth projektit të ri.
Ai u shpreh entuaziast për të parë filmin e plotë tek u shpreh se dyshja i ka treguar sekuenca të vogla gjatë kohës së xhirimeve.
Sakaq, gazetari Eni Shehu e ngacmoi Arjanin të tregonte më shumë rreth kohës kur Bora nuk ishte në periudhën më të mirë me Donaldin, duke nënkuptuar këtu kohën gjatë pjesmarrjes së aktorit në BBV dhe romancën me Beatrix Ramosaj.
Diskutime rreth kësaj post