Roberto Burioni, një mjek italian njëkohësisht profesor i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Universitetin Vita-Salute San Raffaele, Milano, ka konfirmuar lajmin se ata që shërohen nga Covis-19, zhvillojnë antitrupa.
Guido Silvestri, i cili drejton një nga laboratorët më të avancuar kërkimor në Mikrobiologji dhe Imunologji, shkruan se ky është lajmi më i mirë që kemi marrë që nga shpërthimi i pandemisë.
Antitrupat që prodhohet gjatë infektimit me Covid-19, janë të mjaftueshme për të parandaluar një infeksion të dytë.
“Megjithëse në sasi të ndryshme, pacientët e kuruar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa kundër virusit. Analizat serologjike, në këtë rast do të tregojnë për imunitetin e tufës”, shkruan Burioni në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post