Të moshuarit që humbasin aftësinë për të nuhatur, kanë më shumë gjasë që të vdesin brenda 10 viteve të ardhshme.
Ky është rezultati që ka dalë një studim i ri, i cili thotë se humbja e shqisës së nuhatjes është një shenjë që tregon se vdekja po afron.
Dr. Jogan Olofsson nga Universiteti i Stockholm në Suedi tha se të dhënat hedhin poshtë teorinë se humbja e shqisës së nuhatjes është shenjë e dementias, në fakt ajo lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.
Studimi në fjalë u publikua në Journal of the American Geriatrics Society. Ekspertët ndoqën 1174 persona të moshës 40 deri 90 – vjeç për 10 vite.
Diskutime rreth kësaj post