Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka deklaruar për herë të parë se kryedemokrati Lulzim Basha i ka pasur të gjitha mundësitë për të negociuar me palët për Kuvendin, por i ka refuzuar.
I ftuar në A2 CNN, Noka u shpreh se deri më 10 nëntor Basha i ka pasur të gjitha mundësitë për te thirrur Kuvendin.
“Deri më datë 10 nëntor, Basha i ka pasur të gjitha mundësitë të thërriste Kuvendin. Ditën që Basha përçau partinë atë ditë iu tha qartë nga të gjithë ne që nuk përfaqëson shumicën e partisë dhe që të vërtetosh që duhet të rrish në atë karrige duhet të votëbesohesh. I trembur nga vota dhe i mbyllur në bunker ai qëllon kundër demokratëve. Nënkryetarja e partisë deklaron që në rast se duhet të shkatërrohet kjo parti, le të shkatërrohet. Kemi reaguar, i pari Paloka, pastaj unë dhe të tjerët të njëjtin perifrazim në një formë tjetër. Rama ka kapur peng pengun e mbyllur që gjuan demokratët. Negociata ka pas të vazhdueshme, mes palëve ka qenë Paloka i cili ka negociuar se Basha çdo negociatë e lidh me karrigen e tij, kurse ne me fatin e demokratëve. Deri më datën 10 nëntor ka pasur tentativa, e fundit ka qenë që te Paloka të shkojë sekretari organizativ të marrë database dhe të verifikojë një për një. E kanë refuzuar se e kanë të gjithë informacionin sa janë mbledhur në çdo qark”, u shpreh Noka.
Deputeti nënvizon se nuk mund të ketë dy PD, dhe për këtë arsye sipas tij Kuvendi i Partisë Demokratike është vetëm ai i datës 11 dhjetor.
“Nuk ka dy PD ka vetëm një PD, por kush është një zyrë e shndërruar në bunker? PD janë njerëzit, anëtarët, mbështetësit. Nuk është pak nga 7600 delegatë 2 mijë janë në emigrim të sigurosh mbështetjen e 4500 delegatëve. Këta janë të gjithë kryetarë seksionesh të PD në çdo fshat e lagje të republikës, kryetarë e sekretarë, grup seksionesh, anëtarë kryesie të zgjedhur nga anëtarësia me përfaqësim. Këta janë përfaqësuesit e demokratëve. Problemi që nga data 9 shtator dhe 10 nëntor i është bërë thirrje publike Bashës për të thirrur kuvendin. Kuvendi është i PD se ato 4500 delegatë nga 5500 që jetojnë në Shqipëri të Kuvendit kombëtar kanë firmosur sot për të thirrur një kuvend më datë 11. Basha me një kryesi ilegjitime në tentativë për të mbrojtur karrigen e tij mundohet të thërrasë një antikuvend ose antimiting. Ne jemi të autorizuar të flasim në emër të 4500 delegatëve të kuvendit. Këta delegatë kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Basha është pakica dhe kushdo qoftë aty i nënshtrohet vullnetit të shumicës”, tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post