Moderatorja e njohur, Albana Osmani teksa ishte e ftuar sot në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ zbuloi edhe shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.
Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për planet e së ardhmes, ku nuk nguroi të sqaronte edhe deklaratën e bërë për Arbana Osmanin.
Mirëpo, në një moment, ajo është bërë pjesë e rubrikës me receta gatimi dhe ka zbuluar se me moderatorin Alban Musa kanë edhe lidhje gjaku.
“Unë edhe Albana jemi malësorë, tropojanë që të dy, por përveç kësaj ta themi që jemi kushërinj”, tha ai.
Ndërsa, Albana shtoi: “Duhet të marrë mamin në telefon dhe t’i them: ‘Alo ma, jam te Albani’”.
Diskutime rreth kësaj post