Pasditen e sotme, këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuar tek “Rudina” për të folur rreth këngës së saj më të re “Lum kush m’ka”. Rudina e ngacmoi paksa Gretën edhe për jetën private duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.
“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh”, i tha Rudina.
“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë publike lidhjen.
“Të shpresojmë të realizohen parashikimet e Merit”, përfundoi këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post