Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, tha se për shkak të unazës rruga që ai vetë bën është shkurtuar shumë, ai u shpreh se nga zona ku jeton në punën e tij, tashmë mund të shkojë për 7 minuta nëse ndonjëherë “shkel edhe gazin”.
“Unë banoj në Bathore diku këtu lart në Sauk në një kompleks të vogël pallatesh. Më para kjo zonë ishte e dënuar të shkonte për në Tiranë nga kopshti zoologjik, në Komunën e Parisit, shkonim në Vasil Shanto, pastaj duhet të shkoja spërdredhur drejt punës që do bëja. Kjo rrugë më merrte 25, 35 minuta.
Sot unë dal marr unazën dhe jam tek parku për shkak të unazës dhe daljes që bëhet nga unaza atje, jam për maksimumi 7 minuta, duke shkelur ndonjëherë edhe gazin në makinë dhe kthimi nuk është më problem. Nëse do kishim unazën e plotë krejtësisht të përfunduar do e lironin shumë”,-tha Blendi Gonxhe.
Diskutime rreth kësaj post