Pas shkarkimit si nën-kryetari Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, u shpreh se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të deklaratave që ka bërë për Vangjush Dakon.
Ai tha se do të bëjë një padi kundrejt këtij vendimi, pasi ka punuar për 8 vite në këtë institucion si një punonjës i dalluar.
“Mendoj se është tërësisht i varur nga sulmi iVangjush Dako sepse kam marrë një fletë lavdërimi dy muaj më parë nga kryetarja e Bashkisë. Prandaj më duket absurde kjo gjë. Prokuroria dhe organet kompetente duhet ta marrin seriozisht këtë çështjen në situatën e Durrësit. Janë elementë që nuk duhet të anashkalohet. Kështu do të jepet një pasqyrë për publikun çfarë ka ndodhur me arrestimet në bashkinë e Durrësit.
Konfirmohet edhe njëherë tjetër me bashkinë Durrësit, nuk është vetëm shpirtërore, por edhe monetare. Pa tjetër që do të ngre një padi lidhur me këtë vendim, sepse jam i detyruar. Me vjen zor që të hedh ne gjyq institucionin ku kam punuar 8 vite, për tu thyer hondër këtyre personave që drejtojnë në Durrës. Nuk është vetëm çështja ime, sepse Durrësi ka shumë njerëz të ndershëm”, tha Braho për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post