E RRALLË! Shqiptari 33 vjeç merr për nuse 85-vjeçaren greke
Dashuria nuk njeh moshë, është fiks proverbi i cili i shkon për shtat të moshuarës greke dhe të riut shqiptar.
Nusja 85 vjeçe, dhëndri 33, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht. Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonisë në Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.
33-vjeçari është munduar rreth 6 muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës derisa 85-vjeçarja i tha ‘Po’. Tani ata po shijojnë muajin e mjaltit.
Nuk e dimë ende nëse kjo është dashuri e vërtetë apo thjeshtë djaloshi ka ndërmend të marrë letrat greke ashtu siç bëjnë shumë të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post