Albert Meta, një qytetar nga Elbasani, ankohet në emisionin “STOP” se prej 6 vitesh është pa kartë identiteti. Alberti tregon, se mësoi për bllokimin e kartës së identitetit, ndërsa interesohej për punë dhe i duhej dokumentacioni.
Nga verifikimet rezultoi, se një tjetër person Ylli Kusi, kishte falsifikuar të gjitha të dhënat e tij dhe çështja u zgjidh në gjykatë. Gjykata e rrethit të Elbasanit, më datë 06.06.2014, shpalli fajtor të pandehurin Ylli Kusi për kryerjen e veprës penale falsifikim i letrës së njoftimit, pasaportës dhe vizës.
Diskutime rreth kësaj post