Mes shumë kurioziteteve dhe shifrave të këtij Evropiani është edhe ai i dy portierëve të një ekipi në Premier League. Uells-Danimarkë hap programin e 1/8 finale të “Euro 2020”, me start orën 18:00. Në këtë përballje spikat edhe një detaj mjaft interesant: të dy portierët, Danny Ward dhe Kasper Schmeichel luajnë në një klub, konkretisht te Leicester në Angli.
Nëse në këtë Kampionat Europian të dy mund të vihen në të njëjtin nivel për sa iu përket hierarkive në kombëtaret respektive, situata ndryshon nëse marrim parasysh kontekstin anglez. Atje, Ward është rezervë e Schmeichel, Danezi është titullar i padiskutueshëm i portës, me 48 paraqitje në total sezonin e fundit. Vetëm 5 paraqitje për kolegun e tij uellsian, i cili arriti te Leicester më 2018.
Ai po zhvillohet nën hijen e danezit, por kjo nuk e ka penguar atë të fitojë vendin e titullarit në kombëtare. Që nga nëntori i vitit të kaluar, Page ia ka besuar përgjithmonë Ward çelësat e portës. Sot, të paktën për një herë, Ward do të jetë në gjendje të përmbysë hierariktë e klubit, duke u përpjekur të mposhtë Schmeichel si kundërshtar. Gjë që si shok skuadre nuk e ka arritur ende.
Diskutime rreth kësaj post