Arbeni dhe Ergina ishte çifti i ftuar dje në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Një çift shumë i dashuruar por i paplotësuar në bashkëjetesën e tyre. E gjithë kjo vjen nga mungesa e Naunkës, nënës së Arbenit e cila jeton në Lushnje.
Arbeni dhe Ergina janë njohur kur ai vendosi të bënte një pikturë për babain e tij të ndjerë dhe këtë pikturë e realizoi Ergina.
Erginën e ka prekur shumë historia e familjes së Arbenit të cilën ai e ka treguar gjatë kohës së realizimit të pikturës. Ajo ka një dashuri të madhe edhe për vjehrrën dhe e konsideron atë nënë.
Kjo e ka shtyrë më shumë Erginën që t’i kërkojë Naunkës, bashkimin me ta në Tiranë ku do të jetojnë në tre.
Pas momenteve tepër emocionuese, Naunka, nëna e Arbenit ka pranuar kërkesën e nuses. Një “happy-end” që rrallë-herë është dëgjuar.
Diskutime rreth kësaj post