Mungoi në Europianin e Francës, por Holanda do ta ketë mjaft të vështirë të marrë pjesë edhe në Botërorin Rusi 2018.
“Tulipanët” kanë përfunduar në vendin e katërt në grup, pasi janë mundur këtë të shtunë 2-0 nga Bullgaria, duke ia ulur ndjeshëm mundësinë vetes për të marrë pjesë në Botëror.
Në këtë grup u luajtën edhe dy ndeshjet e tjera, ku Franca fitoi 1-3 në Luksemburg, ndërsa Suedia mposhti pastër 4-0 Bjellorusinë.
Ndërkohë, edhe Greqia bëri surprizën këtë mbrëmje kualifikueses, duke ndaluar Belgjikën në një barazim 1-1, ku vendasit i shpëtoi një gol nga Lukaku në fundin e kohës së rregullt.
Për kampionen e Europës, Portugalinë nuk pati asnjë vështirësi përballë Hungarisë, duke fituar 3-0.
Diskutime rreth kësaj post