Zgjedhjet e para pluraliste u shpallën të zhvilloheshin në vitin 1991, madje PPSH u tregua tolerante duke i shtyrë ato deri më 31 mars sipas kërkesës së opozitës së kohës.
Gjer në atë moment ekzistonin vetëm 4 parti politike dhe disa shoqata. Bëhet fjalë për Partinë e Punës, Partinë Demokratike, Partinë Republikane dhe atë Ekologjike të Namik Hotit.
Nga një kronikë e RTSH, vihet re se sistemi po tregohej aq tolerant saqë jo vetëm i dha drejtim pluralizmit, por edhe i mbulonte mediatikisht takimet e partive politike duke respektuar dhe minutazhin.
Krahas 4 partive, më 1991 kandidonin dhe 17 kandidatë të pavarur. Lajme.al sjell shfaqjet e para publike të doktor Sali Berishës (gjatë një takimi në Kavajë) dhe ish-kreut të Këshillit të Ministrave, Fatos Nano.
Diskutime rreth kësaj post