Gruaja që u dhunua pak ditë më parë publikisht dhe në mes të Vlorës nga ish-bashkëshorti, Marsela Çaushaj, ka pritur ditën e sotme në banesën e saj Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Klosi asistoi nga afër masat e marra për rehabilitimin, trajtimin psiko-social të fëmijëve dhe nënës së dhunuar, dhe u premtoi këtyre të fundit një banesë krejt të re. Kjo pasi, sipas vetë Ministrit, shtëpia aktuale është në një gjendje jo të përshtatshme. Gjithashtu nga kjo vizitë u mësua se gruaja e dhunuar, e cila prej kohësh është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike me pagesë maksimale, i është ofruar punë.
Nga ana tjetër, përveç dhuratave të Ministrit Klosi për femijët, Marsela mori edhe një sër dhuratash simbolike nga gratë e Qendrës se Trajtmit të Grave të Dhunuara në Tiranë, si shenjë solidariteti. Gjithashtu pasi ka falenderuar për masat e menjëhershme, prezencen e ministrit Klosi dhe interesimin e tij te drejteperdrejte, gruaja që bëri xhiron e mediave në vend kërkoi sërish t’i garantohet siguria, dënimi maksimal i dhunuesit, dhe heqja e të drejtës së prindërimit për ish-bashkëshortin.
Diskutime rreth kësaj post