Në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza në Itali, një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana misterioze, raportojnë mediat vendase.
Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.
Policia ka arrestuar një person që ndodhej në banesë me të riun në momentin e ngjarjes.
Ai qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para, se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Diskutime rreth kësaj post