Një shqiptar është gjetur i vdekur pranë një parkingu, afër spitalit të Perrinos, në Brindisi të Italisë.
Siç raportojnë mediat lokale referuar hetimit paraprak, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është vetëvarur në një pemë.
Mësohet se ka qenë një kalimtar i cili ka vënë re trupin e pajetë, të shtrirë poshtë një peme. Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit nga ku më vonë është identifikuar origjina e tij shqiptare, dhe mosha e të cilit është 33 vjeç, ndërsa emri nuk bëhet i ditur.
Nuk dihet asgjë rreth motiveve që çuan të riun drejt vendimit ekstrem për të vrarë veten.
Diskutime rreth kësaj post