Një 16-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur teksa i riu po lahej në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dibër/informacion paraprak
Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi rreth 16 vjeç.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Diskutime rreth kësaj post