Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Nëna 17-vjeçare ka vrarë foshnjën e saj 9-muajshe.
Mediat e huaja raportojnë se nëna e fëmijës i ka dhënë fentanil në vend të qumështit sepse donte që të pushonte. Ngjarja ndodhi më 26 qershor kur mjekët dhe policia gjetën foshnjën pa puls në shtëpinë ku jetonte në zonën e Callahan.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në spital. Fillimisht nëna e tij 17-vjeçare pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por më pas, pas pyetjeve të vazhdueshme nga policia, ajo ndryshoi disa herë dëshminë
Autopsia tregoi se kishte mjaftueshëm fentanil për të vrarë 10 persona. Nëna rrëfeu se ishte e lodhur dhe donte të flinte ditën.
“Kush e bën këtë? Cila nënë mund ta bëjë këtë? Kjo nuk është normale. Është e sëmurë. Është përtej imagjinatës time që një nënë mund t’i bëjë një gjë të tillë fëmijës së saj. Askush nuk duhet të humbasë jetën për shkak të kësaj droge, veçanërisht një fëmijë i pafajshëm”, tha një zëdhënës i policisë.
Diskutime rreth kësaj post