Një i moshuar është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima i indentifikuar si 73 vjeçari me iniciale A.B, vuante nga sëmundja e depresionit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Isufmuçaj të Baldushkut.
“Dje, në fshatin Isufmuçaj (Baldushk), në banesë, është hedhur nga kati i tretë shtetasi A.B, 73 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shtetasi A.B ishte i diagnostikuar më herët me depresion. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njoftoi Policia.
Diskutime rreth kësaj post