Një 51-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit 51-vjeçarja A.GJ ka ndërruar jetë në spital në 25 mars.
Në datën 23 mars fillimisht ajo është rrëzuar në rrugën “Margarita Tutulani”. Më pas është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Aty mjekët kanë zbuluar se 51-vjeçarja dhunohej nga bashkëshorti.
Më pas është njoftuar policia, që ka nisur hetim ndaj bashkëshortit për dhunë psikologjike dhe fizike.
Por dy ditë më pas, në 25 mars 51-vjeçarja ka kaluar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë.
Diskutime rreth kësaj post