Jo vetëm tokën ku deri më tani janë 5 mijë hektarë nën ujë, por edhe ushtrinë.
Situata në Shkodrën e përmbytur duket se përkeqësohet minutë pas minuti. Pak më parë një kamion i Forcave të Armatosura i cili po shpërndante ndihma për banorët e përmbytur, është mbuluar nga vërshimet e ujit.
Kamionin e ka marrë rrjedha e ujit. Efektivët e FA-së kanë mundur të shpëtojnë duke dalë me shpejtësi nga mjeti që tashmë “ka vdekur”.
Report tv ka siguruar pamjet e kamionit të ushtrisë thuajse të mbuluar nga uji, ndërkohë që efektivët e FA kanë dalë me shpejtësi. Në Velipojë po punohet për të mbrojtur argjinaturat që rrezikojnë që të çahen. Në qarkun e Shkodrës janë mbi 5 mijë hektarë të mbuluar nga uji dhe 300 banesa, ndërsa 69 persona në qytet janë evakuuar duke u zhvendosur në konvikt.
Diskutime rreth kësaj post