Këtë të shtunë, një e re është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Lushnje,ku dyshohet të jetë në gjendje depresioni.
33-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë për jetën,
Ndërkohë, nuk dihen shkaqet që kanë ҫuar drejt këtij akti të rëndë, dhe as rrethanat familjare të saj.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:20, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, dyshohet në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasja D. Z., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post