Këtë të premte, një ngajre e rëndë ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, në Kosovë, ku bëhet me dije se nipi ka vrarë xhaxhanë e tij, me të cilin kishte mosmarrëveshje për një pronë.
I dyshuari, shtetasi me inicialet B.B, është shoqëruar në polici ndërkohë që nga ana e grupit hetimor, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, deklaroi:
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post