Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Barit në Itali, ku një grua 43-vjeçare, është sulmuar disa herë me thikë në Itali nga burri i saj.
Autori 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, duke e lënë në gjendje kritike. Ai është ndaluar menjëherë nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas disa keqkuptimeve martesore.
Viktima 43-vjeçare është me origjinë shqiptare, pas sulmit ajo u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Personeli i Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Krahinor të Karabinierëve të Barit, ndërhyri gjithashtu, në shtëpinë e bashkëshortëve dhe gjatë kontrollit gjeti edhe thikën e përdorur, pothuajse me siguri në sulm.
Karabinierët janë duke hetuar për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e sulmit.
Diskutime rreth kësaj post