Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi është vrarë me thikë nga motra e saj, sipas raportimeve, mësohet se 37-vjeçarja Amanda Pushani, është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën e ‘Kavajës’ në Tiranë.
Burime nga policia, thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.
Paraprakisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.
Në debat e sipër, një prej motrave, Marsela Pushani 40-vjeç, ka marrë thikën dhe ka qëlluar motrën e saj, i cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites.
Fillimisht policia ka dyshuar për vetëvrasje, por pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares, janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë.
Uniformat blu kanë arritur të arrestojnë autoren e dyshuar, Marsela Pushani, disa orë pas ngjarjes.
Po ashtu, në polici janë shoqëruar edhe të afërm të viktimës, për t’u marrë në pyetje me qëllim që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post