Mesditën e kësaj të diele, një 4-vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Jeep’ në Sarandë, policia njofton se i mituri, banues në Gjermani, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Ndërkohë, 69-vjeçari nga Saranda që drejtonte automjetin, është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post