Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Greqi, ku një 22-vjeçare shqiptare dhunohej barbarisht dhe mbahej mbyllur, bashkë me vajzën nga bashkëshorti i saj.
Ishin të bërtituratve të resë dhe e qara e vajzës, që shpëtuan këto të fundit nga tmerri që përjetonin prej më shumë se dy vitesh.
Është vetëm 22-vjeçe, por hallet për të kanë nisur shumë shpejt.
Për dy vite duroi dhunën barbare nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë që për ironi të fatit është kthyer në “mollën e sherrit” mes dy prindërve të saj.
Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në një fshat te Volosit në Greqinë qendrore, ndërsa viktima e dhunës është Dafina Kurti dhe vajza e saj e mitur.
Çdo gjë u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28-vjeçari, Aurel Gëzim Kurti.
Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re, e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur t’i godiste.
Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës, derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22-vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.
Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh.
Sipas mediave greke, të cilave shqiptarja.com u referohet autori e dhunonte shpesh të renë dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia. Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj vajzës 2.5 vjeç të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që ai të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.
Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do t’i kushtojnë atij disa vite burg.
Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28-vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë.
Autori do të dërgohet në gjykatë paraditen e së martës.
Diskutime rreth kësaj post