Për shkak të gjendjes së rënduar në Kakavijë raportohet se pesë të moshuar në Kakavijë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Një qytetar në Kakavijë është shprehur se një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital, nuk e lanë as të kalonte.
“Qytetarët janë të lodhur dhe të revoltuar në pritjen 3-ditore ne Kakvijë për të kaluar në Greqi. Njëri prej tyre tha se një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital dhe nuk e lanë as të kalonte në kufi, pasi gjendja e saj u përkeqësua nga vapa e lodhja”, – deklaron qytetari.
Të revoltuar pasi prej 3 ditësh po qëndrojnë në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë për të kaluar në Greqi, qytetarët kanë zgjedhur që të bllokojnë rrugën për të gjithë ata që vijnë nga Greqia për në Shqipëri. Si pasojë e zemërimit për situatën e krijuar, qytetarët kanë marrë këtë vendim, pasi nuk po gjejnë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.
Kujtojmë që në Kakavijë situata është kaotike, ku pritja dhe radha e gjatë ka shkuar deri në 20 kilometra. Mijëra qytetarë kanë tre ditë të bllokuar, disa të tjerë me çanta në shpinë janë nisur në këmbë drejt Greqisë. Temperaturat shënojnë mbi 40 gradë celsius.
Qytetarët që kanë tre ditë që po presin, duke u torturuar kanë nisur revoltën dhe kërkojnë të kalojnë në Greqi.
Diskutime rreth kësaj post