Qytetarët e Selanikut janë të pikëlluar pas vdekjes të një 16-vjeçareje. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi.
Ajo ndërroi jetë në orët e para të së mërkurës në Halkidiki, kur konsumoi një hot-dog dhe dyshohet se pësoi një goditje alergjike.
Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.
“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”, ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.
Diskutime rreth kësaj post