56-vjeçari nga Korça që u gjet i vetëvarur në banesë një ditë më parë, vuante nga depresioni dhe kishte ditë që refuzonte ushqimin.
I afermi i tij ka rrëfyer për mediat se ky i fundit kishte bërë një aksident në punë gjatë kohës që ishte në emigracion në Greqi dhe vazhdonte me këtë situatë prej 5-6 vitesh.
Ai jetonte vetëm në Korçë, ndërsa ish-bashkëshortja me të cilën ishin divorcuar dhe dy fëmijët jetonin në Athinë.
I afërmi: Ka qenë në emigracion, ka pasur probleme pasi ka qenë i sëmurë, është goditur me një peron në ndërtim dhe kaloi në depresion. Në këtë gjendje po bën shumë, 5-6 vjet. Herë mirë dhe herë keq. Erdhi këtu dhe jetonte vetëm.
Kishte dhe ca probleme familjare me të shoqen. Me djemtë shkonte mirë, e mbanin, i dërgonin para. Djemtë jetojnë në Athinë, ku jetonte vetëm. Është i vëllai këtu, isha dhe unë se këtu e kam shtëpinë. Ka vëllezërit e tjerë, motrat. Deri në orën 12 ishte gjallë, erdhën vëllezërit ta shikonin se nuk po hante, se dua jetën thoshte.
Pas orës 12 e pikasi ky vëllai që ka këtu, unë e kam kunat vëllain e tij. kishte hipur lart në çati, hipën për ta zbritur, kur arritën kishte varur veten. Shenja depresioni kishte dhënë herë pas here, thoshte do vras veten, ikte, humbiste, dilte. Njerëzit ishin mësuar me këtë. Këto ditë ishte rënduar se nuk hante ushqim.
Nuk ishte keq ekonomikisht, më mirë nga të gjithë. Nja dy grindje kishte pasur me të shoqen, por nuk ishte gjë serioze. Ky ishte vetëm këtu, ajo është në Athinë.
Diskutime rreth kësaj post