Një deklaratë e Paskal Milos duke e konsideruar heroin e vendit tonë Skënderbeun sllav ka ngjallur debate të shumta. Konkretisht ai tha se duhet të “zbresim me këmbë në tokë” se çfarë ka qenë ai në të vërtetë.
Përmes një gjuhe të pazakontë, Milo thotë se nëna e Skenderbeut ka qenë sllave, ndërsa heroi ynë kombëtar ka lindur ortodoks.
Nga kjo deklaratë e tij ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima, e cila e quan të turpshme këtë që ka thënë ai.
“Turp t’ju vijë! Kombet e tjera pervetësojnë çdo ditë elementë e figura të cilat as nuk i kanë të tyret, për të pasuruar e legjitimuar pretendimet dhe interesat e tyre, ndërsa një ish-ministër i jashtëm Shqiptar, përpiqet që edhe një figurë që kombi jonë ka që e njeh dhe na e ka njohur gjithë bota ta tjetërsojë! Doni ta lini këtë popull të zhveshur si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht, pa histori, pa krenari pa identitet!Turpi ju mbuloftë! Deklarime të tilla nuk meritojnë asnjë rresht, minutë apo kohë mediatike! TURP”, – ka shkruar Besa në Facebook, ndërkohë që e ka ndarë edhe në InstaStory.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post