Deklarata e fortë e profesorit të gazetarisë Mark Marku për aktorin e madh shqiptar Robert Ndrenika, në lidhje me qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar, se ai është një leckë e poshtëruar në prag të pleqërisë ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
Por Marku sqaron se deklarata e tij për Ndrenikën është nxjerrë jashtë kontekstit nga media e portale, pasi nuk i është referuar në asnjë moment si leckë por ka thënë se qeveria e bën leckë figurën e tij të madhe në prag të pleqërisë.
“Mashtrojnë. Nuk e kam sharë Robert Ndrenikën fare. Është aktor që e vlerësoj dhe e di që e vlerëson dhe publiku. Është nga aktorët më të mirë që kemi pasur ne. Kam thënë për të kuptuar thelbin e qeverisë shikoni sesi po e trajton Robert Ndrenikën, sesi po e bën leckë në sytë e publikut duke i futur emrin te listat e atyre që mbështesin shembjen e Teatrit, gjë që më pas vetë Robert Ndrenika e ka mohuar. Pra mënyra sesi po e trajton qeveria Robert Ndrenikën, duke tentuar ta trajtojë si leckë.
Së dyti kam thënë që një aktor që kërkon shembjen e Teatrit Kombëtar çfarë aktori mund të jetë ky? Nuk kam vënë në diskutim statusin profesional të tyre. Për disa prej tyre nuk kam fare respekt por kjo nuk përcakton vlerat e tyre, është thjesht pjesë e shijes sime. Unë pëlqej Robert De Niron dhe nuk pëlqej një aktor tjetër por kjo nuk do të thotë se është aktor i mirë apo i keq sepse shijet tona nuk përcaktojnë vlerat e të tjerëve”, – tha Marku për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post