Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një gazetare, në momentin kur është pyetur për ngjarjet e fundit që tronditën Shqipërinë.
Pyetje: Nuk jeni i shqetësuar, dje Çuçi tha se ngjarje të tilla janë normale, ndodhin kudo në botë. A jeni i shqetësuar se po përcillni mesazhe se shpejtësia dhe armëmbajtja janë çështje normale? A i keni kërkuar dorëheqjen ministrit? Për çfarë foli dje Çuçi, është se do të ketë lëvizje në Polici, do të jenë drejtojë apo edhe në thelb?
Rama: Kërkoj shumë përulësisht që fjalët e mia mundësisht mos i deformoni. Kuptimin bëjeni si të doni, se është bërë e vështirë për të përcjellë mesazhe nëse nuk janë prezentë. Pastaj mesazhet i marrin nga ndërmjetësimi juaj. Unë thashë nuk jam i shqetësuar në raport me tërësinë. Nuk mund të kem një imagjinatë aq të fortë sa për të parashikuar ngjarjet. Nuk thashë që ngjarjet më lënë indiverent. Përkundrazi e shpjegova qartë…Nuk e kuptoj si mund të përmbysen fjalët sy për sy. Të paktën ato që them mos i shtrëmbëroni.
Diskutime rreth kësaj post