Kryeministri Rama po zhvillon një takim me qytetarë në Lezhë. I pyetur nëse ka pasur një lloj disbalance të investimeve mes veriut dhe jugut, Rama shprehet se qeveria ka investuar si asnjëherë më parë për turizmin në zonat veriore të vendit.
“Më parë ka pasur investime të bëra për të ruajtur balanca në dukje por në fakt që nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë, me investime që nuk kishin një logjikë të hapave. Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi.
Po të shikoni balancën, ne kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës. Është e vërtetë që kemi një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën por një borxh që do ta shlyejmë”, – tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post