Presidenti Meta u shpreh se, nuk kishte asnjë forcë në botë, që mund ti bënte presion, në raport me ligjin, dhe bindjet e tij politike. Meta theksoi gjithashtu se Kuvendi, edhe tani pas 3 javëve, nuk ka bërë edhe publik, të gjithë parashtrimin apo komunikimin zyrtar, të Kuvendit me Komisionin e Venecias.
Pjesë nga intervista në ABC News:
Presidenti Meta: Së pari nuk ekziston mundësia nga asnjë fuqi në botë që të më bëjë mua presion në raport me Kushtetutën, në raport me ligjin dhe në raport me bindjet e mia politike.
Gazetarja: Apo nuk e kanë seriozisht?
Presidenti Meta: Kjo vetëm tregon se sa jo serioze është situata në raport me funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Komisioni i Venecias e tha shumë qartë herën e parë se pretendimet e Kuvendit nuk hyjnë kurrsesi në ato raste kur Presidenti mund të hetohet apo të shkarkohet. Kjo është tepër e qartë.
Dëshira e tyre është thjesht një vetëdemaskim se ku qëndron burimi i të gjithë krizës institucionale dhe demokracisë në Shqipëri.
Në këtë vend, ku kemi një kontroll absolut nga vetëm një parti, të Kuvendit, të pushtetit vendor, të shumicës së gjithë institucioneve të pavarura të kontrolluara nga ky kuvend, dhe një kontroll të plotë të të gjitha instrumenteve të vetting-ut dhe realisht të zbatimit apo të keq zbatimit të vetë reformës në drejtësi, kemi një pengesë që është Presidenti i Republikës, që është një institucion i pavarur dhe njëkohësisht i patrembur.
Diskutime rreth kësaj post