Fifi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila është shumë e komentuar në media për lidhjen e saj, për të cilën flet shumë pak.
Së fundmi, Fifi u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory.
Një nga fansat e ka pyetur se çfarë kanë njerëzit e tjerë me dashurinë e saj.
“Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është”, është shprehur Fifi.
Ndërkaq, ajo ka shtuar se të dashurin e thërret me përkedhëli Stracciatella sepse është akullorja e saj e preferuar. E pyetur nëse do ta linte muzikën nëse do ja kërkonte partneri, Fifi u përgjigj me “Jo”.
Diskutime rreth kësaj post