Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) të publikojë “fakte dhe dokumente” për shpalljen e tij dhe familjarëve të tij “persona të padëshirueshëm” për shkak “të korrupsionit madhor”.
I pyetur nëse ka dijeni se do të publikohen fakte në ditët në vijim nga DASH, Berisha tha se nuk është në dijeni por e gjithë çështja e tij qëndron për shpifjen e cila sipas tij ka lënduar thellë dinjitetin e tij njerëzor.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: A mendoni se ka DASH, përtej këtyre informacioneve që ju thatë se janë marrë nga NGO, edhe informacione më të klasifikuara që çuan në vendimmarrjen e këtij vendimi ekstrem ndaj jush dhe ndaj familjes suaj? Dhe a mund të bëhen këto publike në ditët në vijim?
Sali Berisha: Unë kam kontraktuar avokatin dhe kam autorizuar atë për ngritjen e një padie në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje. Padia ime nuk atakon vendimin e Sekretarit Blinken për vizën për moshyrjen, jo! Ajo është e drejtë ekskluzive e tij dhe nuk është e drejtë e Sali Berishës viza amerikane. Unë kam paditur dhe qëndroj fuqishëm për shpifjen e cila ka lënduar thellë dinjitetin tim njerëzor.
Pyetja: Çfarë po ndodh aktualisht me padinë tuaj për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, dhe në çfarë faze është ajo z.Berisha?
Sali Berisha: Avokati që po merret me të, po e përgatit për ta dorëzuar në gjykatë. Ka marrë kontakte apo jo, nuk e di.
Diskutime rreth kësaj post