Kush është modelja shqiptare më e mirë shqiptare dhe cila është e famshme, por është kota biskota? Kjo ishte një prej pyetjeve në ‘Shiko kush luan’ që e bëri Kleoniki Delijorgjin të mendohej pak. ‘Emina Cunmulaj’, u shpreh ajo për modelen më të mirë. Ndërsa ‘kota biskota’ për Delijorgjin është Alesia Bami.
“Vajzat që kam punuar unë më parë dhe tani kanë dalë në televizion… Mund të them Alesia Bamin. Është modele? Më vjen keq e dashur”, e mbylli fjalën ajo.
Kleoniki e ka nisur karrierën që e vogël si modele në Greqi ku ka bashkëpunuar me emra të njohur. Më pas u shpall ‘Miss Shqipëria’ në moshën 15 vjeçare dhe konkuroi në 2012-ën në ‘Miss Globe’. Së fundmi është fokusuar tek muzika pasi ka publikuar edhe këngën e saj të parë ‘Purified’.
Diskutime rreth kësaj post