Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pyetur ditën e somte për shifrën e lartë të personave të zhdukur në qytetin e Vlorës.
“Unë nuk njoh një fenomen në Vlorë, ka raste në Vlorë dhe vende të tjera. Ka pasur raste për të cilat policia ka hapur procese penale”, tha ministri.
I pyetur se ka vetëm katër raste të referuar në Prokurorinë e Vlorës nga 22 persona të denoncuar nga familjarët dhe të afërmit si të zhdukur që prej vitit 2016, Lleshaj foli për “legjendë” të krijuar nga opozita.
“Po kush e thotë se janë 22 të zhdukur? Në qoftë se flisni për katër të referuar, atëherë janë katër të zhdukur. Ka më shumë një legjende të krijuar dhe mbështetur nga ata që nuk e di pse e mbështesin si ide, por kjo nuk na rezulton reale”, theksoi Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post